E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam,përplaset autobuzi,11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur, kur një autobus me 24 turistë rusë në bord është përplasur në jug të Vietnamit. Autobusi me turistë dhe dy gra vietnameze, përfshirë një përkthyese, ka rënë në një greminë rreth mesnatës të së premtes në provincën e Bin Tuanit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta on line Vn Ekspress. Sipas burimeve lokale, tetë nga viktimat kanë mbetur të vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjerët kanë ndërruar jetë në spital. Kombësia e viktimave nuk ishte e qartë fillimisht, por më pas u mësua gjithcka. Të mbijetuarit e aksidentit janë dërguar në qytetin Ho Çih Min, për trajtime të mëtejshme mjekësore. Sipas gazetës Vn Ekspress, ata kishin programuar një udhëtim një ditor në Dalat, qendra më e madhe turistike e qytetit, e cilësuar si "Parisi i vogël", falë motit të freskët, pyjeve me pisha dhe arkitekturës franceze. Qyteti i vogël bregdetar i Mui Ne, në provincën e Bin Tuanit është kthyer në një vend mjaft popullor dhe të frekuentuar për turistët ruse këto vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›