Elbasan,Berisha:Rama të mos bllokojë planin regullues të Tiranës
Elbasan,Berisha:Kemi marrë masa për frenimin e krizës
Kryeministri Berisha garanton nga qyteti I Elbasanit, se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për frenimin e krizës ekonomike. Këtë deklaratë, kreu iqeverisë dhe mazhorancës aktuale e ka teksa vizitonte panairin tradicional të organizuar me rastin e Ditës së Verës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka garantuar edhe një herë biznesmenët shqiptare se qeveria e tij do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tyre për zhvillimin e biznesit. Duke u thelluar në zhvillimin e ekonomik,kryeministri është shprehur se qeveria mbetet e angazhuar për ndërtimin e Parku Industrial dhe një kampusi të ri për studentët e Universitetit. Rruga fushore Elbasan-Tiranë ishte një tjetër çështje që kryeministri Berisha preku gjatë qëndrimit në qytetin e Elbasanit. Ai premtoi se qeveria brenda këtij viti do të fillojë ndërtimin e rrugës, që të lidhë Tiranën me Elbasanin, e cila do të ndërtohet pa asnjë lloj mëdyshje me fonde publike ose private, se është e rëndësishme për Shqipërine Juglindore. Ndërkohë kryeministri nuk ka nguruar as këtë ditë të sulmojë as kreun e bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste. Berisha i ka bërë thirrje kreut të bashkisë të mos bllokojë planin regullues të Tiranës, pasi ai është pronë e të gjithë qytetarëve.Gjatë vizitës në ELbasan, kryeministri Berisha shoqërohej nga ministri i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku si dhe deputetë dhe perfaqësues të pushtetit vendor.