E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia drejt "referendumit" mbi marredheniet me BE-ne

Nga Neil Masdonald dhe Stefan Wagstyl
Me nje pretendent nacionalist te vijes se ashper qe gezon nje kryesim te qarte nga raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale serbe, Serbia po i drejtohet raundit te dyte me 3 shkurt qe gjithmone e me shume po shihet si nje "referendum" mbi marredheniet e saj me Perendimin, shkruante ne numrin e saj te djeshem e perditshmja britanike "The Financial Times". Tomislav Nikolic, kryetari ne detyre i Partise Radikale Serbe mori 39,4 per qind te votave krahasuar me 35,4 per qind qe mori presidenti i deritanishem properendimor Boris Tadic, sipas Qendres per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci (CESID), nje organizate monitoruese e pavaruar e besueshme.
Tadic humbi gjithashtu raundin e pare perballe Nikolicit ne zgjedhjet presidenciale kater vjet me pare. Por kesaj radhe, diferenca eshte me e madhe, ndersa pjesemarrja 61 per qind, konsiderohet si me e madhja ne zgjedhjet serbe, qe pas rrezimit te Sllobodan Milloshevicit ne tetor 2000. "Qytetaret e Serbise dolen", tha Nikolici. "Ne krijuam bazat per fitore ne raundin e dyte".
Kinga Goncz, ministre e Jashtme e Hungarise fqinje, i tha "Financial Times" se ishte "optimiste se Tadic do te fitonte raundin e dyte te zgjedhjeve, pasi liberalet do te grumbulloheshin rreth tij. "Ka nje nacionalizem ne rritje ne Serbi, qe perben gjithmone nje kercenim per stabilitetin", tha Gonsz. Megjithese posti i presidentit eshte kryesisht protokollar, rezultati do te modeloje marredheniet e Beogradit me Brukselin gjate fazes se fundit te perpjekjeve diplomatike per Kosoven.
Kosova ka kercenuar se do te shpalle pavaresine nga Serbia ne mars, pas pothuaj nente vjetesh nen drejtimin e perkohshem te OKB-se. Nikolic ndryshe nga Tadic, tha se integrimi ne BE eshte i papajtueshem me pretendimin e vazhdueshem te Serbise per sovranitetin mbi Kosoven. Brukseli kerkon te dergoje nje mision vezhgimi "te regullit dhe ligjit" (policor dhe juridik) per te zevendesuar misionin e OKB-se. Pjesa me e madhe e vendeve anetare te BE-se do ta njohin pavaresine e Kosoves, qe kundershtohet nga Rusia. Mladjan Dinkic, ish-minister i Ekonomise, partia e tregut te lire te te cilit mbeshteti fushaten e Tadicit, tha se keto zgjedhje do te ishin nje "referendum per Bashkimin Evropian, ose kunder tij". Nese Tadic nuk fiton, investitoret e huaj dhe menaxheret e fondeve mund ta ndeshkojne Serbine per kursin e saj antiperendimor.
Tadic ka deshperimisht nevoje tashme per nje mbeshtetje, edhe te heshtur te Koshtunices, kryeministri qe anon nga nacionalizmi, thone nje pjese e mire e analisteve. Koshtunica mbeshteti ministrin populist te Ekonomise Velimir Ilic, ne raundin e pare, me sa duket per t'i bere presion Tadicit dhe per te ruajtur nje dore te forte kunder BE-se lidhur me Kosoven. Votuesit e Ilicit, qe doli i treti, do te ndahen mes Tadicit dhe prorusit Nikolic. Votuesit e socialistit Milutin Mrkonjic, me 6 per qind, do te shkojne kryesisht per Nikolicin. Pjesa me e madhe e 5,6 per qind te ultraliberalit Cedomir Jovanovic, i vetmi kandidat qe mbron hapur pavaresine e Kosoves, do te kalojne per Tadicin, tha Zoran Lucic, drejtori ekzekutiv i CESID-it.
Havier Solana, kryeshefi i BE-se per politiken e jashtme, la te kuptohet se Brukseli mund te perkrahe perpjekjen e Tadicit per nenshkrimin e marreveshjes se parapranimit me 28 janar. Por blloku duhet te kaperceje kundershtimin e Holandes se Beogradi duhet te arrestoje fillimisht dhe te ekstradoje Ratko Mlladicin, gjeneralin serbo-boshnjak te kohes se luftes, qe kerkohet per gjenocid.
Marre nga: "The Financial Times"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›