E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Epoka e dollarit mori fund"

Miliarderi George Soros tha se renia ekonomike e SHBA do te sjelle fundin e statusit te dollarit si valuta me e forte per te ruajtur rezervat. Kriza e dollarit nuk eshte vetem nje vazhdim i problemeve qe u krijuan ne tregun amerikan te shtepive, por ky eshte thjesht fundi i nje periudhe 60-vjecare, kur kredite dhe rezervat e shteteve jane kryer me USD", ka thene miliarderi Soros ne Forumin Ekonomik Boteror te Davos, qe po mbahet ne Zvicer. "Tani kusuri i botes eshte te ule akumulimet ne valuten amerikane. Aksionet e dollarit ne tregun nderkombetar te kembimit te rezervave kane rene ne nje rekorde prej 63,8 per qind ne tremujorin e trete te 2007. Asetet u zbehen pas kolapsit ne tregun e shtepive ne SHBA, sipas te dhenave te Fondit Monetar Nderkombetar. Ndersa aksionet e euros jane ngritur me 26,4 per qind nga 25,5 per qind qe kane qene ne fund te pjeses se pare te vitit 2007. Valuta amerikane ka humbur 11 per qind ne kembim me euron dhe 13 per qind me jenin. Soros ka konvertuar ne paund rreth 1 miliard dollare ne 1992 per te ndikuar ne mos zevendesimin e valutes britanike me euro. Ai eshte gjithashtu nje nga financieret e medhenj qe ka deshtuar ne perpjekjet per te kundershtuar Presidentin amerikan Bush. Euro eshte rritur 55 per qind kundrejt dollarit qe kur Bush eshte futur ne Shtepine e Bardhe me 21 janar te 2001. "Ne 1980 besonim ne magjine e tregjeve dhe autoritetet ishin gjithashtu te suksesshem, sa qe filluan te besonin ne menyre fondamentale ne keto tregje", tha Soros. Por tani jemi shume larg, shtoi ai. Ky besim i tepruar nuk krijoi garancite e duhura per bankat dhe rregullat nuk u respektuan. Ndaj dhe u krijua nje sistem intensiv josimetrik qe lejoi ekspansionin e kredive. Na pamje te jashtme miliarderi Soros ka predikuar renien e dollarit. Ne janar te 2004, ai tha se valuta amerikane do te kete renie te shpejta ne tre vite.
Davos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›