E Diel, 1 Nëntor 2026

SHQUP? Arvizu: Shqetësuese për ne, nëse janë të përfshirë shtetas amerikanë

kodheliAmbasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, pas një takimi të mbajtur me ministren e re te Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka komentuar shkurtimisht çështjen e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, e cila do të kthehet seli e PD-së, pas vendimit të Berishës.

Çështja e pronave është tepër e komplikuar në Shqipëri, tha Arvizu, ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përfshirjen e interesave të qytetarëve amerikanë në këtë çështje, ai tha se atëherë kjo do të ishte shqetësuese për SHBA-në.

Ndërkohë, Kodheli dha një prononcim të shkurtër pas takimit me ambasadorin amerikan.

Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen, tha Kodheli./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›