Vija: Do të iki vetëm nëse ma kërkon klubi
Valencia
Tashmë duket se është vetëm çështje detajesh transferimi i David Vijas te klubi i Barcelonës, por “el Guaje” në një prononcim të tij për televizionin “Canal9”, nuk pa përjashtuar sërish një të ardhme me bluzën e skuadrës së Valencias: “Valencia është një skuadër me shumë vlera, e cila do të luajë në Champions League. Unë do të iki vetëm nëse klubi do të ma kërkojë”, përfundon sulmuesi.
#