E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursaspor kampione, kaos e dhunë në Stamboll

Turqia

Duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur në javën e fundit të Superligës turke. 90 minuta para fundit, Fenerbahçe duhet të mbronte dy pikët avantazh ndaj Bursasporit. Në minutën e 90-të, me rezultatin barazim si në Fenerbahçe-Trabzonspor, ashtu dhe në Bursaspor-Beshiktash, ka shpërthyer festa e tifozëve të Fenerbahçes. Gabimi ishte i tabelës në stadiumin “Sukru Saraçoglu”, që shënonte Bursaspor-Beshiktash 1-1, në vend të 2-1, i cili në fakt i ka dhuruar titullin e parë historik skuadrës së Bursës (5 vite më parë në kategorinë II). Pas verifikimit të gabimit, gëzimi u transformua në zhgënjim dhe dhunë nga tifozët që kanë djegur një pjesë të stadiumit dhe janë përleshur me policinë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›