Vijnë mysafirë nga Amerika!
Një film mbi ndihmën që shqiptarët u dhanë hebrenjve e ka sjellë sërish regjisorin shqiptaro-amerikan në Shqipëri. Sten Dragoti, ka kryer një vizitë në Durrës, dhe në Tiranë, duke i dhënë optimizëm kinematografisë shqiptare se do të ketë ndihmë nga Amerikan. Drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Xhevdet Ferri, që shoqëronte regjisorin Dragoti gjatë vizitës së djeshme në Durrës, tha se "përfaqësuesit e studios kinematografike DBJ, e cila drejtohet nga shqiptaro-amerikanët Dragoti, Bezhi dhe Jusufi kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për xhirimet e një filmi me temë nga Shqipëria". "Tashmë ne kemi përgatitur studimin përkatës për një skenar që trajton fatin e hebrenjve gjatë holokaustit, si dhe përkrahjen e paçmuar që dhanë familjet shqiptare për ata, duke i pritur dhe strehuar në shtëpitë e tyre", - vijoi drejtori i QKK-së. Ferri nënvizoi se deri tani janë shpenzuar rreth 200 mijë USD për realizimin e projektit dhe së bashku me producentët që kanë ardhur nga SHBA, po punohet për të gjetur mbështetjen financiare për përfundimin e skenarit dhe xhirimet e filmit.
Producenti Besnik Bezhi, i cili ndodhej në Durrës së bashku me regjisorin Dragoti tha se "studioja DBJ ka realizuar deri tani tre bashkëprodhime kinematografike.
Regjisori shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti, ka premtuar dje, gjatë një vizite në Durrës, se do të japë mbështetjen e tij të plotë për edicionin e ardhshëm të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, i organizuar për herë të parë në gusht të këtij viti. "Në edicionin e ardhshëm të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës do të jem i pranishëm në krye të një grupi autoritetesh të kinemasë dhe filmit amerikan", - tha regjisori shqiptaro-amerikan gjatë këtij takimi, ku shprehu keqardhjen që nuk arriti të marrë pjesë për motive shëndetësore në edicionin e parë të Festivalit, në të cilin ai ishte parashikuar që të drejtonte jurinë e festivalit. "Do të bashkëpunojë me organizatorët për ta bërë vit pas viti më kuptimplotë dhe më të njohur Festivalin e Filmit në Durrës. Megjithëse është një festival i ri do të punojmë së bashku, duke planifikuar mbërritjen e mysafirëve të njohur të kinemasë", - nënvizoi Dragoti. Duke folur për konceptin e tij mbi kinemanë Dragoti tha se është mjaft e rëndësishme që edhe të rriturit ta perceptojnë filmin me të njëjtin sinqeritet, ndjesi dhe cilësi si fëmijët. "Kjo është detyra e producentëve dhe artistëve të filmit", - nënvizoi Dragoti.