Gjermania, 15 milionë euro për sistemin e kanalizimeve në Korçë
Qyteti i Korçës do të ketë një sistemim kanalizimesh të ujërave të rehabilituar. Falë një projekti që do të financohet nga qeveria gjermane, kanalizimet në Korçë do të ristrukturohet. Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza në qytetin e Korçës do të rikonstruktohet tërësisht, përmes një fondi prej 15 milionë eurosh që do të jepet në formë të huaj nga banka gjermane KfW. Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernd Borchard, nënshkruan të martën në Tiranë marrëveshjen me vlerë 15 milionë euro për financimin e projektit "Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza" në qytetin e Korçës. Ministri i Financave, Bode, u shpreh se marrëveshja parashikon ndërtimin e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorëve për reshjet dhe zëvendësimin e rrjetit të kanalizimeve. Projekti synon sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm kanalizimesh për qytetin e Korçës.
Ndërsa ambasadori gjerman, Borchard, theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje i hapet rruga lidhjes së marrëveshjes së huasë me KfW, e cila do të akordojë fondet përkatëse prej 15 milionë euro për financimin e këtij projekti. Implementimi i projektit parashikohet të realizohet për një periudhë prej tre vjetësh. Ndërmarrja e UK Korçë do të jetë Agjencia e Zbatimit të Projektit (AZP).