Të vegjlit mblidhen “kundër” të mëdhenjve!

Në takimin e sotëm, të gjitha partitë që kanë marrë më shumë se 1% të votave në rang vendi, por që nuk kanë deputet në Parlament, do të dalin me kërkesa të përbashkëta për t’u “mbrojtur” nga të mëdhenjtë gjatë hartimit të legjislacionit zgjedhor.
Në këtë takim marrin pjesë dhjetë parti, si Skënder Gjinushi, i PSD-së, Paskal Milo, i PDS-së, Vangjel Dule, i PBDNJ-së, Nord Ndoka, i PDK-së, Petro Koçi i PSV91, ndërsa nga partitë e mazhorancës marrin pjesë përveç Ilir Metës, kreu i LSI-së, edhe Fatmir Mediu, i PR-së, Shpëtim Idrizi, i PDIU-së, Ekrem Spahiu, i PLL-së, dhe Arjan Starova, i BLD-së.
Krerët e këtyre partive do të kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, pjesëmarrje të partive të vogla në administrimin e zgjedhjeve, votim elektronik dhe numërim elektronik të votave, transparencë të financimeve të partie politike në zgjedhje dhe rregullim të hapësirave televizive për partinë e vogla gjatë fushatës./S.Ll/Start/
2011-11-21 08:52