E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë sot bisedimet Kosovë-Serbi. Këmbehen oficerët ndërlidhës

kosove-serbiBruksel- Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës. Takimi do të zhvillohet në nivel të ministrave dhe sipas paralajmërimeve nga Beogradi. Ky takim llogaritet të jetë mundësia e fundit që u ka lënë Bashkimi Evropian palëve për të gjetur një zgjidhje për këto dy fusha.

Koha Ditore shkruan se zv/kryeministri serb për politikë të jashtme dhe telekomunikacion Rasim Lajiç, ka thënë se pret që të hënën të arrihet një marrëveshje me palën kosovare për këto çështje e cila sipas tij do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe e qëndrueshme.

Në raundin e fundit në Bruksel, palët nuk kishin arritur marrëveshje, dhe Brukseli nuk kishte paraqitur asnjë zgjidhje të ndërmjetme, njofotjnë medie.

Bisedimet kanë ngecur pasi Serbia insiston që ajo të kërkoj një kod telefonik ndërkombëtar për Kosovën, të cilën gjë e refuzon Prishtina.

Delegacioni kosovar ka thënë se kërkesën pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) për prefiks ndërkombëtar do ta bëjë vet, ose eventualisht do të pajtohej që një shtet i tretë i Bashkimit Evropian ta bëjë kërkesën për të.

Po sipas Kohës Ditore sot në mesditë Prishtina dhe Beogradi këmbejnë oficerët ndërlidhës kur Lulzim Peci do të shkojë në misonin e BE-së në Beograd e Dejan Paviçeviç të arrijë në misionin e BE-së në Prishtinë.

Detyra e oficerëve ndërlidhës është lehtësimi i komunikimit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit arritur ndërmejt dy vendeve më 19 prill në Bruksel. Beogradi zyrtar insiston se oficerët ndërlidhës nuk do të kenë status diplomati.

Personeli i oficerit ndërlidhës, si në Prishtinë ashu dhe në Beograd, përbëhet nga asistenti dhe shoferi.

Lulzim Peci para nisjes për në Beogard kishte thënë se shpreson se qëndrimi i tij do të mundësojë hapjen e kanaleve të komunikimit me institucionet qeveritare serbe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›