Arritje e madhe, Berisha njeri i fjales se dhene
Qindra njerez u mblodhen dje nga e gjithe Shqiperia ne celjen e per te qene deshmitar te vepres se madhe te hapjes dhe funksionimit se tunelit te Kerrabes, te autostrades Tirane-Elbasan. Jane entuziaste dhe kane deshire ta shprehin gezimin me ze te larte per kete rruge te re. “Rrofte zoti Sali Berisha. Une jam nga Elbasani dhe ndertimi i kesaj rruge per mua eshte nje veper madheshtore. Rilindja e shqiptareve eshte Sali Berisha”, - u shpreh nje banore e Elbasanit. Ndersa te tjere pohuan se kjo rruge vlen per te gjithe shqiptaret, jo vetem ata ne Shqiperi, por edhe ne Maqedoni. “Kjo rruge eshte per te gjithe shqiptaret, te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Maqedoni, Greqi eshte mbare kombetare. Ndaj Sali Berisha do te fitoje serish dhe do ta votojne te gjithe, te djathte e te majte”, - u shprehen te tjere banore te ardhur nga Korca. Ata theksuan se rruga per ta eshte ardhje ne kryeqytet me shpejt, kursim karburanti dhe kohe. Ndertimi i tunelit ka domethenie te vecante thuajse per kedo. “Une jam nga Tropoja, kam ardhur se kam nusen nga Struga ne Maqedoni dhe me bie shpesh ta beje kete rruge, por tani do ta bej edhe me shpesh”, - u shpreh nje banor i Tropojes. Te tjere e quajten Kryeministrin Sali Berisha, njeri te fjales se dhene, pasi e premtoi dhe e realizoi tunelin, madje nuk harruan ti bejne thirrje edhe socialistit Ben Blushi qe te marre teseren e PD-se tashme, pasi keshtu u shpreh nese do te ndertohej tuneli dhe ai u be. Ne hapjen e rruges nuk munguan as shqiptare te Maqedonise. “Une vi nga Tetova. Per mua kjo eshte arritje, sepse Kryeministri e shkriu kodren, erdha shume shpejt ne Tirane. Per mua kjo rruge eshte bashkim kombetar”, - u shpreh nje shqiptar i Maqedonise. Por kishte edhe nga ata per te cilet ndertimi i tunelit ishte nje mundesi punesimi, duke pohuar se punojne per ndertimin e tij.
ENTUZIAZMI
“Rrofte zoti Sali Berisha. Une jam nga Elbasani dhe ndertimi i kesaj rruge per mua eshte nje veper madheshtore. Rilindja e shqiptareve eshte Sali Berisha. Kjo rruge eshte per te gjithe shqiptaret, te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Maqedoni, Greqi eshte mbare kombetare. Ndaj Sali Berisha do te fitoje serish dhe do ta votojne te gjithe, te djathte e te majte”, - u shprehen dje entuziaste banoret.
ENTUZIAZMI
“Rrofte zoti Sali Berisha. Une jam nga Elbasani dhe ndertimi i kesaj rruge per mua eshte nje veper madheshtore. Rilindja e shqiptareve eshte Sali Berisha. Kjo rruge eshte per te gjithe shqiptaret, te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Maqedoni, Greqi eshte mbare kombetare. Ndaj Sali Berisha do te fitoje serish dhe do ta votojne te gjithe, te djathte e te majte”, - u shprehen dje entuziaste banoret.