E Diel, 1 Nëntor 2026

Batërdi mbi asfaltin pranë stadiumit, kanale në mes të rrugës (FOTO)

rrugaTiranë- Në një tjetër aks rrugor të kryeqytetit, rrugët e çara me kanale dhe të pamushura, vijojnë të bëhen shqetësim për shoferët dhe vetë kalimtarët.

Këto foto janë marrë pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’, përballë Universitetit Politeknik të Tiranës’, ku në një segment të rrugës, asfalti është çarë kohët e fundit, nuk dihet përse, duke shkaktuar një problem të vërtetë për drejtuesit e automjeteve.

Sipas tyre, gomat e makinave ‘dalin jashtë përdorimit në këtë mënyrë’, duke nënvizuar se këto gropa duhen mënjanuar sa më parë të jetë e mundur.

Një tjetër problematik që vihet re është përfshirja e mundshme në akdisente. Sipas vetë drejtuesve, ‘makinat që ecin me shpejtësi dhe kur gjenden përballë kësaj grope, për të shmangur dmtimin e gomave, ulin shpejtësinë, duke mos menduar se mbrapa është një makinë tjetër, me të cilën mund të pfërkohesh dhe përveçse dëmit të shkaktuar, përfshihesh edhe në debate të nxehta mes drejtuesve’.

Një muaj më parë, Gazeta IDEA denoncoi sërish një rast të ngjashëm në kryqëzimin e Unazës së Re, në të cilën, kanalet e mëdha të hapura për shkak të kanalizimeve, shkaktojnë çdo ditë dëme të mëdha për drejtuesit e automjeteve, të cilët janë të shumtë që kalojnë në atë aks rrugor.

Batërdi edhe mbi asfaltin pranë stadiumit, kanale në mes të rrugës

Batërdi edhe mbi asfaltin pranë stadiumit, kanale në mes të rrugës ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›