Amnistia fiskale, ekspertët: Procesi mund të krijojë pakënaqësi

Amnistia fiskale do të falë një sërë borxhesh të bizneseve por nuk do të ketë favore për zyrtarët. Në një deklaratë për shtyp Zv. ministri i financave Alfred Rrushaj deklaroi se do do të falen gjobat e biznesve që kanë marrë për mosvendosjen e kasave fiskale si dhe të gjitha faturat tatimore të pa paguara deri në 31 dhjetor të 2010-ës.
Por si e komentojnë ekspertët e ekonomisë këtë nismë. Zef Preçi deklaron se amnistia është shumë pozitive por duhet që të bëhen studimet e duhura. Sipas ekspertit të ekonomisë nëse do të veprohet kaq shpejt i gjithë ky proces mund të dështoj pasi do të krijonte pakënaqësi në disa shtresa.
Vetëm disa ditë më parë kreu i financave deklaroi se amnistia fiskale do të përfundojë brenda 2011.Kërkesa për realizimin e një amnistie në vendin tonë ka qenë e shpeshtë prej bizneseve por pengesë ka qenë mungesa e 84 votave në parlament.