Vijon aksioni në Lazarat, policia prish pusin dhe disa çisterna me ujë
Gjirokastër- Ka vijuar edhe këtë të mërkurë aksioni që policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat.
Sikurse edhe një ditë më parë, sot në orët e para të mëngjesit është bërë bllokimi i automjeteve me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e lëndës narkotike të kanabisit.
Policia ka bërë shoqërimin e 49 personave në hyrje të fshatit Lazarat të cilët ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të tij.
Polciia ka konfirmuar se ka prishur një pus të quajtur pusi i Kordhcës, ujin e të cilit e përdorin për ujitjen e bimës narkotike. Ndërsa janë shkatërruar edhe disa çisterna me ujë.
Sipas bluve, aksioni për ndalimin e kultivitimit të kanabisit do të vijojë.