Nishani Kosova e pavarur arritja e dyte madhore per Kombin

Marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Austrisë ishin objekt Konferencës qe u mbajt në Tiranë në kuadër të 100 viteve të pavarësisë së Shqipërisë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehu miënjohje ndaj vendit mik, i cili mbështeti fuqishëm me diplomacinë e tij njohjen e shtetit shqiptar, ndërsa në 20 vitet e fundit, integrimin e tij në Bashkimin Europian. Arritja e dytë më rëndësishme e shqiptarëve është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, që merr një kuptim të veçantë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Presidenti vlerësoi kontributin e Austrisë ndaj popullit shqiptar, si edhe rolin e saj në mbështetje të integrimit të rajonit tonë në BE.
“Vendimi i komitetit norvegjez për t'i dhënë BE çmimin Nobel për Paqen është moment mirënjohje e kontributeve të të gjitha shteteve dhe instuticioneve të BE në formimin e Europës. Austria jo anëtare shumë e hershme mbetet e rëndësishme, pasi është një kontributore kryesore e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në familjen europiane”,- deklaroi Nishani.
Teksa vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona , Nishani u shpreh se Shqipëria do të zhvillojë këto marrëdhënie.
Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe vendeve aspirante është e qartë, u shpreh Presidenti i Institutit për Rajonin e Danubit dhe të Evropës Qendrore, Erhard Busek. Ai deklaroi se zgjerimi europian nuk do të ndalet pavarësisht vështirësive që po kalon unioni për shkak të krizës ekonomike. Sipas Busek, vendimi për zgjerimin që prej samitit të Selanikut vazhdon të mbajë të hapura dyert e unionit.