Vijon dita e katert e panairit te librit Tirana 2010

Panairi i librit ka vijuar me tej ne diten e tij te 4-t me prezantimin e disa prej botimeve te reja. Publikimi i pare ishte ai i shkrimtarit dhe eseistit te njohur shqiptar nga Maqedonia Ali Aliu. Libri me titull Don Kishoti Shqiptar sipas Aliut flet per dekaden e shkrimtareve te vjeter shqiptare dhe menyren e tyre donkishoteske te te shkruajturit.
Me kete rast ka pershendetur dhe poeti Kim Mehmeti i cili u shpreh se shkrimtaret duhet te vleresohen dhe cmohen sa jane gjalle sepse pas vdekjes vleresimi eshte i pergjysmuar.
Nderkohe qe nje tjeter liber i publikuar nga shtepia botuese Toena eshte ai me titull Betimi i rreme nga shkrimtari Odise Kote. Qender trajtimi ne kete liber jane kodiket e njohur te Beratit.
Dita e katert e panairit ka vijuar dhe me nje sere botimesh te reja nderkohe qe ka rene ne sy nje prani e larte e admiruesve te librit.