Vilet rrushi në Cakran/ Nga viti në vit është rritur sipërfaqja e vreshtave

Ka nisur prej fillimit të këtij muaji vjelja e rrushit në Njësinë Administrative në Cakran. Barjam Xhemaj e shikon në këtë periudhë në serat e tij me rrush në Varibop duke vjelë mundin e punës së tij .
Bajrami është shprehur se sivjet prodhimi i rrushit është i mbarë dhe po kështu edhe tregu i sigurt me çmime tepër të kënaqshme. Në sipërfaqen prej 2,2 ha që ai ka mbjellë parashikohet që të ketë një rendiment prej 800 kuintal rrush tavoline i varietetit “regal”. Barjami ka treguar se ka arritur sukses në serat me rrush falë punës dhe këtij investimi duke përfituar edhe skemat ndihmëse të qeverisë shqiptare.
“Themi se kemi rezultat të mirë për sivjet, mund të shkojë hektari 300-400 kuintal variete rrushi pa farë “regali”, me këtë ide kemi ikur se dhe vendi ka dashur rrushin, kemi qenë gjithmonë të kënaqur, tregun e kemi të mirë vijnë nga Tirana këtu”, thotë Barjam Xhemaj.
Por zona e Cakranit është e njohur për kultivimin e rrushit. Kreu i njësisë administrative Cakran, Fredinant Korçari është shprehur se nga viti në vit sipërfaqja me vreshta është rritur duke shkuar sot në 300 ha.
Fale iniciativës së fermerëve por edhe sigurimit të ujitjes dhe infrastrukturës rrugore është nxitur fermeri për të shtuar sipërfaqen e tokës së mbjellë jo vetëm me vreshta por edhe produkte të tjera bujqësore.
Gazetar: Anxhelo Shyti
/RTSH/