E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vijon “lufta” me zjarrin në Kurbin/ Era dhe temperaturat e larta përhapin flakët

Vijojnë flakët në Njësinë Administrative Milot të bashkisë Kurbin.

Bashkia Kurbin ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për shuarjen e flakëve.

Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta, zjarri është përhapur shumë.

Terreni është mjaft i thyer  dhe nuk mund të ndërhyhet me zjarrfikëse . Sot ka filluar operacioni i gjerë, për eleminimin e vatrës së zjarrit,  nën drejtimin e Prefektit Lezhë.

Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mengjesit . Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri . Operacioni vijon për shuarjen e plotë të flakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›