E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon neser pretenca per 29 te pandehurit e tragjedise Gerdeci

Tirane 17 tetor 2011 NOA- Procesi i stergjate i procesit Gerdeci tashme po njeh dhe pretencen e saj e cila nisi te lexohet sot por qe prej volumit te saj ajo do te vazhdoje serish neser.
29 te akuzuarit ne kete proces do te njohin neser ne oren 11.00 vijimin e seances ku prokuroret Petrit Bisha Altin Dumani Genci Qano dhe Ajeta Zaimi do permbyllin historine e tragjedise qe mori 26 jete dhe plagosi qindra te tjere.
Prokuroria lexoi 136 faqe nga 500 faqe pretence per ceshtjen Gerdeci ku dhe u tha se nga kjo ngjarje shteti pesoi 2.4 miliarde leke deme ndersa u theksua se demontimi ne fabrike kryhej ne kushte pa asnje lloj sigurie.
Nderkaq kater te pandehurit kryesor Mihal Deliorgji Dritan Mingjolli Ylli Pinari e Sokol Ngjeci aktualisht ndodhen jashte qelive per shkak te perfundimit te mases se paraburgimit dhene ndaj tyre.
Ne seancen e kaluar prokurori i ceshtjes Genci Qano kerkoi dy jave kohe per te dhene konkluzionet dhe denimet per te pandehurit.
Dosja Gerdeci eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranes me 11 qershor te viti 2009 dhe deri sot jane zhvilluar rreth 150 seanca gjyqesore.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›