E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet Nje i vdekur dhe 8 te plagosur bilanci ne 24 oret e shkuara

Nje person humbi jeten dhe 8 te tjere jane plagosur nga aksidentet rrugore diten e djeshme. Viktima eshte shenuar ne qytetin e Fierit kur motori me te cilin po udhetonte doli nga rruga. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Gjegjan ku motori me te cilen udhetonin dy persona ka dale nga rruga dhe per pasoje ka humbur jeten shtetasi Ledion Stani ndersa eshte plagosur Dervish Fetahu. Menjehere i plagosuri eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit ku po merr edhe ndihmen mjekesore. Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia e madhe me te cilen udhetonte motori nderkohe qe policia e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes. Nderkohe 7 persona mbeten te plagosur tre prej te cileve ne gjendje te rende ne nje aksident rrugor diten e djeshme. Tri automjete jane perplasur me njera-tjetren ne aksin Fushe-Kruje - Milot. Aksidenti ndodhi ne oren 800 te mengjesit te paradites se djeshme ne vendin e quajtur te kryqezimi i Gramzes. Nje automjet me targa Tirane 58 83 H qe udhetonte ne drejtim te veriut ka tentuar te parakaloje. Ne ate moment nga rruga dytesore ka hyre ne autostrade nje fugon pasagjeresh veprim qe ka shkaktuar perplasjen mes 3 mjeteve. Si pasoje e aksidentit 7 persona jane plagosur tre prej te cileve ne gjendje me te rende. Keta te fundit jane derguar per kurim drejt Spitalit Ushtarak. Gjendja e tyre paraqitet jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›