Sarande Operacionet antidroge sekuestrohen 142 kg Cannabis
Trafikantet e droges duket se kane shfrytezuar te gjitha shtigjet qe mundeson qyteti jugor i Sarandes per te transportuar lenden narkotike drejt shtetit grek. Vetem diten e djeshme jane sekuestruar 142 kg lsquoCannabis ne Sarande. 68 kg jane bllokuar ne nje fshat te qytetit jugor bregdetar ndersa 74 kg jane bllokuar gjate nje kontrolli rutine ne afersi te Ksamilit.
Droga e bllokuar ne Sarande.
Paraditen e djeshme policia shqiptare sekuestroi 68 kg lsquoCannabis sattiva ne fshatin Xarre te Sarandes. Ne saje te hetimeve policia kishte rene ne gjurme te nje grupi qe trafikonin lsquoCannabis drejt Greqise. Droga qe u gjet dje ishte fshehur ne disa shkurre dhe ishte paketuar ne 2 canta. Policia ka ndaluar 3 persona emra e te cileve nuk behen te ditur.
Ksamil gjenden ne det 74 kg lsquoCannabis
Policia greke ben me dije gjate patrullimit te saj ne afersi te Ksamilit ka gjetur ne det nje sasi prej 74 kg Cannabis sattiva. Forca te policise se Korfuzit kane kryer nje operacion te ndare ne dy faza.
Gjate aksionit mbremjen e se shtunes ne afersi te Ksamilit ne vendin e quajtur Aliko u gjeten 57 kg droge. Nderkohe operacioni i dites se djeshme u finalizua me zbulimin e 17 kg te tjera. Autoritetet shqiptare ne bashkepunim me ato greke kane nisur hetimet per zbulimin e arsyeve pse kjo sasi e madhe droge ndodhej ne fund te detit.