E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Meta shpallin fitoren bazuar ne te dhenat operative

Kreu i PS-së, Edi Rama në një dalje publike në selinë e kësja partie shpalli fitoren e rilindjes. Kjo bazuar në të dhënat operative të Partisë Socialiste.

Njëkohësisht, Rama akuzoi se drejtuesit e Policisë, Burgaj dhe Kuliçaj janë evidentuar në përfshirje elektorale të pushtetit dhe jo të shtetit .
“Policia e Shtetit do të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën. Vullnetin e sovranit nuk ka forcë që e ndal. Vota e popullit sovran është në kuti,
vendimi i popullit për t'i hapur rrugë "Rilindjes" është në kuti. Burgaj të bëjë detyrën që i është përcaktuar. Apeloj që të mos cënohen qendrat e votimit. PS dhe Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Ne jemi garant të palëkundur e të pamposhtur për sigurinë e votës, nuk lejojmë të preket asnjë votë. Numërimi i votave duhet të bëhet në transparencën më maksimale”, vlerësoi Rama. 
Imenjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Partisë Demokratike, ku ishte ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e cila deklaroi se Edi Rama është humbësi i zgjedhjeve. “Nga sondazhet tona rezulton se qytetarët kanë marrë pjesë pasivisht në zgjedhje dhe se vota popullore është në mbështetje të Partisë Demokratike, duke sjellë dhe disfatën e radhës për kreun e PS-së, Edi Rama. Rama firmosi disfatën e tij më të thellë dhe përfundimtare”, u shpreh Bregu. 

Pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili gjithashtu u shpreh euforik për një fitore të thellë të koalicionit të majtë.  Sipas tij, është për tu vlerësuar pjesëmarrje e lartë në votime. “Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka fituar 80 mandate, ndërsa LSI ka në kuti 15-20 mandate. Fitorja është në duart tona, Berisha të respektojë ligjet në fuqi”, deklaroi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›