Vijon sot numerimi per votat e kontestura Basha kryeson me 71 vota

Sot rreth orës 10.00, pritet të nisë në KQZ, numërimi për njësitë e tjera të Bashkisës së Tiranës. Deri tani kandidati demokrat, Lulzim Basha ka ruajtur avantazhin me 71 vota, ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës edhe pas numërimit të 7 njësive bashkike të kryeqytetit.
Pasditen e të martës KQZ numëroi fletët e hedhur në kutitë e gabuara që i përkasin KZAZ 51 në njësinë 7 ku rezultuan në total 43 fletë të hedhura në kutit të tjera për kryebashkiakun ku 20 ishin për kandidatin demokrat Basha dhe 23 për kandidatin socialist Edi Rama.
KQZ do të vijojë me numërimin e votave të kontestuara gjatë ditës së mërkurë në orën 10 me kutitë e njësisë nr 8 KZAZ 52 dhe njësinë nr.9 KZAZ 53.
Përfaqësuesit e selisë rozë kanë vijuar edhe këtë të martë me pretendimet e tyre për kodin e pestë të sigurisë por cdo situatë ëshët zgjidhur aty për aty nga ndërhyrja e juristëve të KQZ-së që i kanë dhënë përgjigje cdo dyshimi që kishin përfaqësuesit socialistë.