Bode-Fullani Ne fokus rritja e prodhimit vendas dhe hapja e tregjeve te reja
Mungesa e tregjeve të reja mund të çojë në paqëndrueshmëri ekonomike.
Ky ka qenë mesazhi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt prodhimit vendas, për të ruajtur zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu, edhe numri një i Financave, Ridvan Bode ka vënë theksin në përforcimin e kapaciteteve prodhuese vendase.
Deklarata e autoriteteve financiare u bënë në seminarin mbi “Sfidat aktuale të ekonomisë dhe bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore”.
Sipas shefit të institucionit më të lartë monetar në vend, axhenda e re ekonomike duhet të ketë në fokus rritjen e prodhimit vendas dhe hapjen e tregjeve të reja.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, u ndal tek rëndësia që ka rritja e konkurrueshmërisë në tregje.
Sipas tij, duhet punuar që produktet shqiptare të jenë gjithmonë dhe më prezentë në tregjet rajonale dhe evropiane.
Ky seminar realizohet si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit të Oksfordit.