Viktima e dyte nga gripi i derrit ne Kroaci
Kroaci 7 janar NOA - Ne Kroaci eshte regjistruar viktima e dyte nga virusi A/H1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit. Sipas medieve kroate nje 55 vjecar vdiq dje ne nje spital te Zagrebit. Ky eshte rasti i dyte i viktimave te virusit A/H1N1 ne kete vend.
Autoritet kroate i druhen nje epidemie qe mund te shpertheje nga virusi vdekje prures.
Ministria e Shendetesise njoftoi se ne spitalet e vendit regjistrohen perdite te semure me simptomat e gripit. Ministri Darko Milinovic ka ftuar qytetaret qe ti nenshtrohen vaksinimit per te shmangur rrezikun e perhapjes se virusit.
NOA