E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj takon biznesmenet Gjermane i prezanton me resurset Shqiptare

Tirane 7 janar 2011 NOA- Koordinatori i Opozites se Bashkuar per programin e zhvillimit Prec Zogaj priti sot nje grup biznesmenesh gjermane te cilet po zhvillojne nje vizite njohese me resurset e Shqiperise.

Investitoret gjermane nga qyteti i Shtuttgart dhe landi i Baden-Wurttemberg u interesuan me perparesi per idete dhe projektet qe ka opozita shqiptare ne sektore te tille si infrastruktura energjetika turizmi bujqesia transporti etj.

Zogaj i njohu investitoret gjermane me dy prej projekteve kryesore te Opozites se Bashkuar.

Se pari me projektin qe synon zgjimin e detit Adriatik dhe Jon nga gjumi nepermjet nje serie nderhyrjesh dhe investimesh dhe se dyti me projektin e ri te infrastruktures.

Ne pergjigje te interesimit sidomos per mundesine e ndertimit te nje porti te madh ne brigjet shqiptare koordinatori i Opozites se Bashkuar i njohu investitoret me projektin e Portit te Shengjinit dhe me projekte te tjera qe kane te bejne me shfrytezimin e detit si pasuri kombetare.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›