Kroacia shtrengon masat ndaj tifozeve huligan

E premte 7 janar 2011 NOA- Kroacia ka miratuar
ndryshimet e ligjit per pengimin e trazirave ne garat sportive i cili parashikon
masa me te ashpra kunder tifozeve me prirje huligane.
Keto masa te marra nga qeveria Kroate u ndalojne tifozeve mbajtjen e maskave
si dhe ndalohet rreptesisht perdorimi dhe shitja e alkoolit ne objektet
sportive.
Ndryshimet ne kete ligj u nxiten nga incidentet e shumta ne stadiumet sidomos
ne ndeshjet e futbollit te cilat shenuan kulmin ne ndeshjen Dinamo-Hajduk 1-1
ne maj 2010 kur nje polic e humbi syrin.