Viktima e fundit e racizmit, Masimo Morati
Gazeta shkruan se vandalët shkruan me spraj fjalët “no more negros” (“mjaft me zezakë” g.s) në portën e shtëpisë së Moratit në provincën e Lekos pranë Milanos. Sipas hamendësimeve të para mendohet se incidenti ka lidhje me afrimin më të fundit të zikaltërve, mesfushorin kenian Mekdonald Mariga.Kjo nuk është hera e parë që klubi nga rruga “Durini” preket nga të tilla probleme. Mario Baloteli shpeshherë ka qenë viktimë e incidenteve të këtij lloji, madje në disa raste kanë qenë vetë tifozët zikaltër që kanë dalë kundër sulmuesit me ngjyrë. Interi ende nuk ka dalë me një reagim publik në lidhje me këtë ngjarje.