Meta pret drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë
Ministri Meta pasi i uroi punë të mbarë Drejtorit të ri, vlerësoi asistencën dhe rolin aktiv të USAID-it në Shqipëri. Gjithashtu, Meta theksoi se USAID-i, nëpërmjet programeve të ndryshme, ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa aspekte të rëndësishme të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, etj. Nga ana e tij, Williams falenderoi për urimet e mirëseardhjes dhe siguroi se USAID-i do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave për reformat e ndërmarra. Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it, qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja vendore, tatimet,transparenca dhe teknologjia e informacionit.