E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, makina përplas 2 këmbësorët

Tiranë- Një aksident i rëndë me pasojë plagosje e dy këmbësorëve është shënuar pasditen e së dielës në Tiranë. Një makinë e tipi BMW me targa AA 366 D ka dalë nga rruga dhe ka marë përpara dy kalimtarët që po ecnin mbi trotuar.

Ngjarja është shënuar tek Rruga e Elbasanit prane kompleksit te lodrave ’7 xhuxhat’.

Të plagosurit janë dërguar në gjendje tepër të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, nje shtetas 25-vjecar.
Automjeti BMË ka shkatërruar gjithashtu dhe disa pemë të mbjella anash trotuarit.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje po sqaron rrethanat e aksidentit ndërsa nuk dihet ende identiteti i kalimtarëve të përplasur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›