E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e trafikut padi per 8 mije euro tutorit

Nje vajze e trafikuar dhe e shfyrtezuar ne Itali padit civilisht tutorin e saj duke i kerkuar demshperblim


Agim Imeri akuzohet per trafikimin dhe shfrytezimin e dy femrave ne itali dhe Greqi


TIRAN- Vajza e shfrytezuar si prostitute ne Itali i kerkon tutorit te saj tete mije euro demshperblim per shfrytezimin e saj ne kete vend per rreth kater muaj. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda ne kryeqytet e cila ka pasur nen hetim Agim Imerin tutorin e vajzes qe kerkon demshperblimin ndersa e akuzonte per trafikim dhe shfrytezim te dy femrave ne rrethana renduese.


Ndaj te pandehurit Imeri i akuzuar per trafikimin dhe shfrytezimin per prostitucion te dy femrave ne Itali prokuroria ka mbyllur tashme hetimin dhe ka derguar dosjen per shqyrtim gjyqesor ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane.


Nje nga dy vajzat e shfrytezuara ka ndermarre nje padi civile ndaj Imerit nepermjet se ciles i kerkon nje demshperblim pasuror ne masen e 8 mije eurove. Dosja penale e derguar per shqyrtim ne gjykate ku pritet te hidhet shorti per zgjedhjen e trupit gjykues te ceshtjes.


Ne kerkesen per gjykim te prokurores Doloreza Musabelliu i pandehuri Agim Imeri 47 vjec nepermjet mashtrimit presionit e dhunes psikike e fizike ka perfituar shuma parash nga shfrytezimi per prostitucion i dy vajzave ne Itali. Ne fillim te janarit te 2010 ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane nje vajze 23- vjecare me banim ne Tirane denoncoi Agim Imerin per shfrytezimin e saj ne Itali per kater muaj gjate 2009.


Pas arrestimit te te pandehurit Imeri ne fund te janarit ne adrese te tij u dorezua nje kallezim tjeter nga nje vajze nga Fieri qe per dy vite me radhe ishte shfrytezuar per prostitucion ne Itali e Greqi nga i pandehuri- thuhet ne kerkesen per gjykim ne ngarkim te te akuzuarit.


Ne gusht te vitit 2009 Agim Imeri eshte njohur me nje 23- vjecare duke i propozuar te shkonte ne Itali pasi ai do ta ndihmonte te martohej me nje italian te rregullonte jeten e saj ose te punonte prostitute ne Itali dhe te fitonte ca para. E demtuara ka deshmuar se pranoi propozimin e te pandehurit dhe me ndihmen e tij shkoi ne Itali. Ne banesen e te pandehurit vajza 23- vjecare gjeti nje grua dhe dy femije qe jane prezantuar si familja e te akuzuarit.


Aty ndodhej edhe nje vajze tjeter nga Fieri qe punonte per llogari te Imerit prej dy vite- thote prokuroria. Me te mberritur ne Itali i pandehuri i ka detyruar te prostituojne dhe pagesat ia dorezonin po atij.


Gjate hetimeve prokuroria ka siguruar perpara gjykates deshmite e dy vajzave ku kane treguar torturat dramen e punes si prostituta ne Udineze. Vajza nga Fieri eshte shfrytezuar per me shume se 18 muaj ne Itali e Greqi nga tutori Imeri qe ka perfituar jo pak para nga kjo pune.


Nderkaq per shfrytezimin e 23- vjecares nga Tirana per kater muaj ne Itali i pandehuri kishte perfituar rreth 12600 euro. Pas kthimit te 23- vjecares ne Shqiperi ajo denoncoi tutorin e saj Imeri. Vec kallezimit penal ajo i bashkangjiti edhe nje kerkese padi civile me objekt detyrimin e te paditurit Agim Imeri per ti demshperblyer demin material ne shumen 8 mije euro.


Imeri akuzohet se ka shfrytezuar rrugen Shqiperi- Kosove- Mal i Zi dhe Kroaci per te derguar ne Itali 23- vjecaren nga Tirana. Ne Udineze ajo eshte detyruar te prostituoje per llogari te te pandehurit nga Kukesi qe tashme pritet te gjykohet per trafikim femrash per prostitucion me shume se nje here.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›