E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR-ja dhe PSD-ja humbasin komisioneret ne zgjedhje

Dy aleatet e vjeter te PD-se dhe PS-se jane detyruar te largohen nga skena politike. Ne vend te tyre vjen LSI-ja dhe PBDNJ-ja. Miratohet perberja e komisioneve per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011


TIRAN - Rezultatet e zgjedhjeve te fundit por edhe aleancat e reja i kane ulur ndjeshem peshen specifike dy partive te vjetra si Socialdemokratet dhe Republikanet. Deri me dje keto parti gjendeshin ne cdo tryeze politike dhe me te drejte fjale e vote ndersa dje jane detyruar qe te largohen edhe nga posti i fundit qe u kishte mbetur.


Ai i komisionerit ne zgjedhjet vendore. Sipas vendimit me te ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve anetari i peste dhe i gjashte i KZAZ-ve qe i kane takuar republikaneve dhe socialdemokrateve ne zgjedhjet e ardhshme vendore do ti perkasin Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.


Referuar edhe nenit 28 te Kodit Zgjedhor KQZ-ja duhet te marre vendim per ngritjen KZAZ-ve jo me vone se 90 dite para dates se zgjedhjeve.


Neni 29 i Kodit Zgjedhor percakton qe KQZ-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari 8 dhe zgjidhen sipas kesaj perberje 2 anetare propozohen nga partia e pare e shumices parlamentare 2 anetare nga partia e pare e opozites parlamentare 1 anetar nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe 1 anetar nga partia e dyte e opozites parlamentare ndersa anetari i 7 zgjidhet me short ndermjet partise se pare dhe te dyte te dy partive kryesore - tha Alfred Spahiu drejtor i Drejtorise per eshtjet Zgjedhore ne KQZ.


Neni 29 i Kodit Zgjedhor percakton se KZAZ-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari te cilet emerohen nga KQZ-ja. Sekretari duhet te jete jurist dhe propozohet nga partia e cila propozon zevendeskryetarin e KZAZ-se.


Renditja e partive per efekt te ndarjes se vendeve se vendeve percaktohet mbi bazen e numrit te votave te fituara ne shkalle vendi per keshillat vendore ne zgjedhjet pararendese nga partite parlamentare. Ne rast se dy ose me shume parti kane te njejtin numer mandatesh dhe nuk eshte e mundur te percaktohet partia perfituese renditja e tyre percaktohet mbi bazen e numrit te votave te fituara ne shkalle vendi.


Nese dy ose me shume parti kane te njejtin numer votash renditja percaktohet nga KQZ-ja me short. Nese partite politike te shumices parlamentare dhe te opozites parlamentare qe kane te drejte te paraqesin kandidatura per KZAZ-te nuk e ushtrojne kete te drejte ne afatin e percaktuar kjo e drejte u kalon automatikisht partive qe vijne ne radhe me numer vendesh ne Kuvend pas te parave brenda grupimit perkates.


Kur vendi i nje anetari te KZAZ-se mbetet vakant ai plotesohet ne perputhje me rregullat e parashikuara ne kete nen brenda 15 diteve nga data e krijimit te vakances. Gjate periudhes se zgjedhjeve vendet vakante plotesohen brenda 3 diteve.


Ndersa kur vendi mbetet vakant diten e zgjedhjeve propozimi ne KQZ duhet te dorezohet jo me vone 3 ore nga casti i krijimit te vakances. Anetaret e KZAZ-se nuk punojne me kohe te plote.


KQZ-ja percakton orarin e punes gjate periudhes se zgjedhjeve dhe jashte saj. Per punen e kryer anetaret perfitojne shperblim ne masen e percaktuar me vendim te KQZ-se. 30 per qind e anetareve te propozuar perkatesisht nga partia me e madhe e shumices dhe partia me e madhe e opozites ne shkalle vendi duhet te jene nga secila gjini.


SHNIMI

KQZ-ja ka vendosur dje qe Partia Republika dhe ajo Socialdemokrate te mos kene komisionere ne zgjedhje per shkak se nuk jane me partite e dyta. Vendet e tyre do ti zene komisioneret e LSI-se dhe PBDNJ-se


PSD-ja e Gjinushit ka humbur edhe perfaqesimin ne Parlament. PR-ja e Mediut 8 vjet me pare u shpall fituese e zgjedhjeve ne saj te skemes se Dushkut ndersa sot nuk ka as postin e aleatit me te afert te PD-se


KZAZ-ja perbehet nga 2 anetare qe propozohen nga partia e pare e shumices parlamentare 2 anetare nga partia e pare e opozites parlamentare 1 anetar nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe 1 anetar nga partia e dyte e opozites parlamentare. Anetari i 7 zgjidhet me short ndermjet partise se pare dhe te dyte te dy partive kryesore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›