Viktima të Vjosës
Krejt çfarë kishte vlerë i ka shitur. Traktorin, lopën, pesë ari tokë e madje edhe arin e gruas. Ahmet Bajgora nga Ballovci i Podujevës ka menduar që me paratë e mbledhura do të blejë një jetë të re në Suedi. Por, kjo ishte ëndrra e tij dhe e familjes, deri para tri javësh.
Tash Ahmeti, i papunë, ka mbetur pa asnjërën prej tyre, pa 14 mijë e 200 eurot, i zhytur në borxhe, e për më tepër, është aty ku ishte-në Ballovc në Podujevës.
Ai dhe familja e tij jetojnë me kujtimin e katër ditëve të qëndrimit në një hotel të Stambollit dhe një javë burg, të bërë në të njëjtin qytet.
Arsyeja e tërë kësaj historie, Ahmeti thotë se është djali i tij 20 vjeçar, Bislimi.
I sëmurë mental, Bislimi, djali i madh i familjes, është shndërruar në barrë të rëndë për prindërit e tij. Ata janë në kushte të vështira ekonomike, por me paratë e mbledhura shpresonin se në Suedi i biri do të gjente shërim.
Kështu, një i afërm i tyre u propozoi një lidhje që për ta ishte deri diku edhe zgjidhje e problemit. Kështu, papritur, çelësi për një jetë të re u bë Vjosa M, një femër rreth të tridhjetave, e cila në shkëmbin të parave do t’u siguronte atyre një vizë të Francës.
Me këtë vizë, ata do të udhëtonin drejt Stokholmit të Suedisë, jo nga Aeroporti i Prishtinës, por ai i Stambollit në Turqi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....