Viktima të tjera gjatë protestave në Jemen

Zyrtarët e Jemenit kanë thënë se dy ushtarë dhe tre civilë janë vrarë sot në jug të këtij shteti gjatë një greve të organizuar nga demonstruesit anti-qeveritar.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se vdekjet kanë ndodhur gjatë të shtënave në mes të ushtarëve dhe protestuesve kur këta të fundit, që protestojnë kundër regjitmit të Ali Abdullah Saleh, tentonin që të shkatërroheshin bllokimet në rrugë.
Përveç pesë personave që humbën jetën, 20 të tjerë u plagosën gjatë këtyre përleshjeve.