E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit libian hedhin poshtë ofertën e Gadafit

Pas NATO-s, edhe opozita libiane e ka refuzuar thirrjen e bërë nga Muamer Gadafi për bisedime. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit me bazë në Bengazi ka thënë sot se Gadafi nuk ka asnjë rol në të ardhmen e Libisë.

Ky refuzim është bërë publik pak kohë pasi edhe NATO hodhi poshtë kërkesën e liderit të Libisë për armëpushim duke thënë se aleanca fillimisht kërkon nga lideri libian që të ndalojë sulmet e forcave të tij në civilë.

Gadafi bëri thirrje për armëpushim përmes një paraqitjeje në televizonin shtetëror më herët gjatë ditës duke thënë se “dera e paqes është e hapur”. Megjithatë, në këtë paraqitje televizive, Gadafi ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti e as nga vendi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›