Maqedonia dhe Shqiperia
NgaEMIN AZEMI
Pamjet e dhunshme nga sheshi Deshmoret e Kombit ne Tirane qe u perhapen me shpejtesi edhe jashte Shqiperise kane mjaftuar per te thurur lloj-lloj parashikimesh per mundesine e reflektimit te ketyre pamjeve ne rrethanat e Maqedonise.
Krahasimet jane gjithmone te dobishme kur ne to gjenden pika referuese qe sqarojne me mire situata e momente te ndryshme ne vende e rrethana te ndryshme. Por ajo cka i ben te gabueshme analizat
komparative eshte lehtesia per te sjelle ne vemendjen e opinionit publik modele te gatshme dhe te gatuara qe jo gjithmone mund te asociojne ne rrethanat e brendshme.
Fillimisht te aludosh se ngjarjet ne Shqiperi ishin njefare skenari apo njefare kumti i keq per krejt rajonin nuk na duket se i shkon natyres se analizes se mirefillte. Sepse ata qe bejne aludime te tilla pa dashje futen ne teorite e konspiracionit dhe ne kete menyre sikur u bejne nje sherbim pa pagese atyre konjukturave politike vendore te cilat mezi presin qe dikush nga jashte ti largoje ata nga pushteti.
Me fjale te tjera sipas aluduesve te tille qeverine aktuale ne Shkup nuk mund ta largoje kurrfare pakenaqesie e brendshme po qe se ajo nuk qenka e motivuar nga pamjet qe vijne nga jashte...
Situata sociale ekonomike politike nderetnike ne Maqedoni eshte edhe ashtu problematike dhe asaj nuk i nevojitej kurrfare injektimi mediatik nga jashte per te qene serioze.
Por edhe sikur te merrej si pike referuese situata e fundit ne Shqiperi assesi nuk duhet shikuar si nje shirit i prere ne kroniken e gjate te trazirave urbane ne Paris Athine Madrid Stamboll e gjetiu. Pamje edhe me te dhunshme kemi pare neper keto metropole mirepo te gjitha ato e kishin etiologjine e vet te ndodhise.
Prejardhjen e dhunes sociologet e veshtrojne nga kende te ndryshme mirepo te gjithe pajtohen se humbja e drejtpeshimeve sociale politike e ekonomike ne nje vend mund te gjeneroje pakenaqesi e cila mjafton te dale nga kontrolli...
Te krahasosh aksionin politik te opozites se Shqiperise me aksionin politik te opozites se Maqedonise eshte nje matuferi e kulluar. Atje opozita ka nje platforme axhende dhe nje komunikim intensiv me bazen e vet nderkohe qe ne Maqedoni opozita funksionon si nje repart klinik per te sheruar depresionet momentale te shoqerise.
Ne Shqiperi ka lidership te mirefillte opozitar kurse ne Maqedoni ka nje lidership te lodhur e te plakur te cakorduar e te paharmonizuar per nga idete dhe veprimet. Por mbi te gjitha ne Shqiperi ka nje qeveri te suksesshme qe i solli vendit rritje ekonomike ne kushtet e krizes globale i solli NATO-n ndertoi nje infrastrukture moderne rrugore dhe ndikoi qe Shqiperia te jete me afer rajonit nderkohe qe ne Shkup kemi nje qeveri e cila po e mban vendin peng te paaftesive te veta duke deshmuar mungese te theksuar sensi per proceset eurointegruese per tejkalimin e kontestit me Greqine si dhe nje qeveri qe erdhi me shume premtime per bum ekonomik dhe po shkon duke i dhuruar vendit nje varferi dhe papunesi te skajshme nje qeveri qe derdh shuma marramendese parash per sherimin e komplekseve antike ne forme luanesh e figurash te ndryshme anakronike...
Autori eshte kryeredaktor i gazetes Fakti te Shkupit