E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e 11 shtatorit kerkojne perfshirje ne hetime

Familjarë të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kërkojnë takim me FBI dhe Departamentin e Drejtësisë, për të diskutuar hetimin e hapur për përgjimin e telefonave të tyre nga gazetarët e News Corp.

Autoritetet amerikane kanë pohuar që më parë se janë duke hetuar një artikull të gazetës britanike Daily Mirror, sipas së cilës rivalët e Nnews of the World ofruan rryshfete ndaj policisë njujorkeze për regjistrimin e telefonave privatë të disa viktimave të 11 Shtatorit. Daily Mirror njofton, duke cituar një burim të paidentifikuar se skandali i përgjimeve është më i gjerë se Britania, duke nxitur emocione mes të prekurve të mundshmëm në SHBA.

Avokati Normal Siegel, që përfaqëson familjarët e viktimave të 11 shtattorit në tre cështje, i nisi një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Erik Holder dhe drejtorit të FBI, Robert Muller ku kërkon takime për të mësuar qëllimin, dhe afatet e hetimeve të nisura.  

Një zëdhënës i FBI-së, tha se zyra ka qenë në kontakt të përhershëm me viktimat e sulmeve terroriste sa i takon mundësisë së hetimit për përgjimet telefonike. Vetë Rupert Murdok gjatë dëshmisë në parlamentin britanik mohoi cdo fakt që mund kapërcejë skandalin edhe përtej Atlantikut. Mirëpo, sipas Daily Mirror, gazetarët e Neës of the World kërkuan numrat e telefonit të atyre që ishin vrarë dhe detajet e telefonatave që ata kishin bërë gjatë ditëve përpara sulmit.

Edhe nëse është bërë vetëm një përpjekje e pasuksesshme, për të pasur akses të paligjshëm në këto të dhëna, rasti është i bazuar, thonë juristët.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›