Viktimat e dhunes ne tempullin Sikh ne Wisconsin
Presidenti amerikan, Barack Obama ka dhënë urdhër që më 10 gusht flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmë shtizë, në shenjë respekti për viktimat e dhunës në tempullin Sikh në Wisconsin, në të cilin një person i armatosur u mori jetën 6 besimtarëve
Kjo masë përfshin Shtëpinë e Bardhë dhe ta gjitha zyrat e vendet publike si dhe zonat ushtarake dhe kapacitetet e marinës. Presidenti Barack Obama tha se amerikanët duhet të bëjmë më shumë për të gjetur mënyra për të reduktuar dhunën.
"Të gjithë ne e pranojmë se këto ngjarje të tmerrshme e tragjike po ndodhin gjithnjë e më shumë",-u shpreh presidenti amerikan
Personi që u mori jetën gjashtë personave ishte një 40-vjeçar veteran i ushtrisë amerikane dhe autoritetet thanë se mbeten duke hetuar lidhjet e mundshme me grupe të bardha supremaciste, duke përfshirë anëtarësimin e tij në një bandë naziskine roku.