E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ri-zgjohet pas 115 vitesh vullkani Tongariro

Ri-zgjohet pas 115 vitesh “përgjumje” vullkani Tongariro në Zelandën e Re. Vullkani ka nisur aktivitetin duke shpërthyer dhe hedhur masivë gurësh në një distancë deri 1 kilometër.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale. Ndërkohë hiri vullkanik ka mbërritur deri në qytetin e Napier, në bregun perëndimor, që ndodhet rreth 200 kilometra larg.

Të martën në mëngjes vullkani ka ndërprerë aktivitetin shpërthyes, por po mbahet nën vëzhgim në mënyrë të vazhdueshme nga shkencëtarët që nuk kanë përjashtuar mundësinë e fenomeneve të tjera të papritura.

Vullkani Tongariro ndodhet në parkun natyror të Zelandës së Re, bashkë me vullkanet Ruapehu e Ngauruhoe. Ndërkohë autoritetet kanë pezulluar fluturimet për shkak të hirit vullkanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›