Perkujtimi i viktimave Izraeli kritikon komitetin olimpik

Izraeli nderoi 11 anëtarët e skuadrës të ekipit izraelit që u vranë në Olimpiadën e Mynihut më 1972, por kësaj here ngjarja barti në vetvete dhe një sërë polemikash. Anëtarët e familjes kërkuan që zyrtarisht viktimat të përkujtohen në kuadër të Olimpiadës, 40 vjet pas ngjarjes që tronditi botën. Kundër kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, gjatë ceremonisë në përkujtim të masakrës së Monakos fjalët e familjarëve ishin të ashpra pas refuzimit për të mbajtur një minutë heshtje gjatë ceremonisë së hapjes në Londër. "Turp për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar pasi keni braktisur 11 anëtarët e familjes olimpike. "I diskriminuat vetëm për shkak se viktimat e Monacos ishin hebrenj dhe izraelitë",-sulmoi një grua .
Ceremonia u mbajt në godinën e shoqatës në Londër, por u organizua, si në çdo Olimpiadë që nga viti 2000, nga shteti hebre dhe jo nga Komiteti Olimpik.
Por familjarët thonë se incidenti ndodhi në tokën olimpike e i takon pikërisht këtij komiteti të kujtojë viktimat e masakrës. Më 5 shtator 1972 një grup i armatosur palestinez bastisi dhomën e delegacionit izraelit në fshatin olimpik të Monakos, duke vrarë 11 njerëz, përfshirë teknikë dhe atletë.