Viktimizimi i së ardhmes
Grabitje, vetëvarje, falimentime, rrëmbime, përdhunime dhe vrasje nga më monstruozet mbizotërojnë realitetin shqiptar. Sinoptikë e zymtë kjo, veçanërisht gjatë muajve të fundit dhe sidomos në këto ditë të nxehta jo vetëm nga temperatura, por edhe nga varfëria ekstreme e një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Ndërsa, qeveritarët tanë që vuajnë, krahas plot sëmundjeve në menaxhimin e tyre politik e administrativ, edhe nga papërgjegjshmëria dhe demagogjia e pashembullt u bëjnë thirrje bashkëqytetarëve që të rrisin konsumin, për të mos ndalur zhvillimin ekonomik të vendit. Si? Në ç'masë? Me çfarë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve askush prej tyre nuk merr mundimin t'i zërë në gojë, për të mos lënë pa gojë së paku ata që i shohin dhe i dëgjojnë.
Ndërkohë që faktet e nxjerra nga kronika e zezë implikojnë rëndë për korrupsionin dhe kriminalitetin e vazhdueshëm me trajektore në ngjitje po vetë organet shtetërore, pothuajse të gjitha agjencitë ligjzbatuese. Ndodh në Tiranë një vrasje dhe plagosje nga pamundësia për të zhvatur bizhutë e zakonshme nga qafat e dy grave dhe ende nuk ka prova të mjaftueshme për të akuzuar një 20- vjeçar, sikurse ende nuk identifikohet bashkëpunëtori tjetër i kësaj mynxyre. Kurse, ministri i Brendshëm vete në shtëpinë e të ndjerës dhe pa ruajtur asnjë skrupull siguron publikisht, se krimin do ta luftojë që në qelizë. Dhe, të nesërmen, nga një vajzë në lule të moshës shkrehet automatiku në periferi të Kryeqytetit mbi trupin e një babai të pesë fëmijëve, i cili prej vitesh abuzonte seksualisht e moralisht me atë minorene fatkeqe dhe policia nuk ia priste hovin për rrëmbime të tjera. Më pas, nuk kalojnë as 24 orë, kur trupin e përgjumur të një të paralizuari të penalizuar me arrest shtëpiak e shpojnë 7 plumba, nën hundë të dy policëve që "e ruanin", çka shkaktoi edhe vdekjen e babait të të ndjerit.
Nesër, do të marrin dhenë të tjera gjëma, pasnesër gjithashtu. Nuk është çudi të ndodhë. S'është çudi të ndodhë, sepse shteti ka rënë. Kështu thonë vesh më vesh plot qytetarë të trembur në palcë dhe të tredhur në shpirt. Por, kështu shprehen faqe të gjithëve, nëpër media dhe në takime publike, edhe plot juristë, psikologë dhe sociologë. Megjithatë, këputja në mes e jetëve të njërit, të dhjetrave, qindrave ka një sfond edhe më të errët se sa zija që pllakos në shtëpitë e viktimave. Një sfond ku shquhet viktimizimi i të ardhmes së një populli të tërë, që e bren gjithnjë e më shumë zhgënjimi për ta parë dhe jetuar këtë vend, brenda harkut kohor të rinisë së një brezi, si gjithë Europa, ashtu siç është ëndërruar vite e vite në këtë periudhë të një tranzicioni të zgjatur dhe të dështuar. Kjo vonesë dhe ky dështim në ndërmarrjen e reformimeve të thella duket që kanë dobësuar këtu ndjeshëm perceptimin publik, që vendi mund të transformohet në një anëtar të ardhshëm të Bashkimit Europian thjesht dhe më së shumti prej forcave të brendshme. Cilat pra janë shkaqet, apo një nga arsyet kryesore të një pritjeje kaq të gjatë pas dyerve të kësaj familjeje të madhe të qytetërimit kontinental? Këtu, le të qëndrojmë pakëz këtu dhe të shohim veten në pasqyrën e realitetit.
Prej kohësh është vlerësuar që Shqipëria dhe shqiptarët në shumicën absolute të tyre aspirojnë të bëhen pjesëtarë të kësaj familjeje. Mirëpo, si çdo familje, edhe Bashkimi Europian ka rregullat e veta që përjetësohen në vlera dhe standarde, të cilave s'mund t'u afrohesh pa i përqafuar sapo vendos dhe lutesh për të hyrë në 'të. Në një kohë që është bërë e qartë, se porta e BE-së mund të mbetet e hapur për të gjithë ata që besojnë se janë të gatshëm dhe kanë vullnet të kontribuojnë për të ofruar angazhimin e tyre, duke punuar konkretisht për këtë qëllim. Përndryshe, ëndrra mbetet ëndërr dhe zgjimet e përgjumura nuk mjaftojnë për ta kthyer atë në realitet.
Një shembull konkret në këtë drejtim është përvoja e Shqipërisë, e cila veçmas gjatë tre viteve të fundit zvarritet plogësisht dhe ushton zhurmërisht nga akuzat dhe kundërakuzat, për të përcaktuar fajtorët e kësaj gjendjeje, teksa faji bëhet qyrk dhe qyrkun nuk e vesh asnjëra palë. Por sidoqoftë, përgjegjësia nuk është aq e lehtë si pluhuri, që të shpërndahet gjithkund. Përkundër kësaj dukurie merr një ngjashmëri me atë, duke u ngjitur gjithnjë e më lart. Dhe, me këtë ngjitje gjithnjë e më lart nënkuptohet atmosfera e faktorëve politikë të vendit, ku përgjithësisht mungon dialogu, për të përmbushur efektivisht 12 prioritetet e kërkuara nga Brukseli, që të mund t'i ofrohet Shqipërisë statusi i shtetit kandidat për në BE, pas marrjes së të cilit rruga drejt pranimit të plotë në gjirin e familjes europiane shkurtohet mjaft.
Në komunikimet e zakonshme popullore vazhdon të zërë vend thënia: "E treta, e vërteta". Megjithatë, arritjet te ne nuk shkojnë ashtu si rima. Faktikisht, për mungesë të dialogut politik është përmbushur deri tani vetëm një e katërta e shumës së objektivave të përcaktuara. Madje, edhe kjo pjesë, jo me peshë plotësisht të njëjtë me pjesët e tjera të paketës përkatëse. Sepse, vërtet që me konsensus të forcave politike kryesore dhe me shumicë të cilësuar të votave në Kuvend u zgjodh Avokati i Popullit, por, këtë institucion mbrojtës të të drejtave të qytetarëve përballë shkeljeve të administratës publike nuk e karakterizon ligjërisht fuqia vendimmarrëse dhe praktikisht nuk e mbështesin organet shtetërore. Vërtet që është arritur të miratohen me shumicë të cilësuar të votave të deputetëve disa ligje të rëndësishme, si ai për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Administrative. Por, ato nuk gjejnë dot zbatim pa miratimin e ndryshimeve të disa dispozitave kushtetuese dhe ligjeve të tjera, si ai për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë, të cilat do të mundësonin pavarësimin e organeve të drejtësisë. Vërtet që përbën një sukses miratimi së fundmi i reformës elektorale. Por, kjo arritje e veçuar nuk mund të qëndrojë përmbi paketën e rekomandimeve, në krye të të cilave shënohet që prej tre vjetësh një tjetër reformë e profilit politik, ajo parlamentare.
Duke iu hedhur, qoftë edhe një sy, gjithçkaje tjetër që ka mbetur nga përmbushja e objektivave të ofruara nga Komisioni Europian dhe të mbështetura në të drejtën institucionale të Unionit, nuk mund të mos vërehet që përgjegjësia anon nga mazhoranca qeverisëse, së cilës deri tani i kanë munguar jo vetëm aftësitë dhe kapacitetet administrative, por sidomos vullneti politik, për të përmbushur veçanërisht dhe integralisht të gjitha rekomandimet që përmban Marrëveshja e Nëntorit të vitit të kaluar midis palës shqiptare dhe organeve të Bashkimit Europian. Mjafton të përmendet edhe vakuumi legjislativ për emërimin me shumicë të cilësuar votash parlamentare e krerëve dhe anëtarëve të institucioneve kushtetuese, ai për reformën në administratën publike dhe zhvlerësimin e kontratave të përkohshme në Shërbimin Civil, mangësitë në strategjinë për respektimin e pronës, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe atë kundër krimit të organizuar etj., që t'i hedhësh sytë nga mazhoranca qeverisëse, e cila në mënyrë të përsëritur i injoron disa nga këto kërkesa dhe së fundmi kundërshton disa të tjera, duke nxjerrë një buall përpara qerres.
Kjo mënyrë kundërshtimi i ka rritur tonet gjatë këtij muaji, kur opozita e dakordësuar me mazhorancën për ndryshimet kushtetuese në kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve nuk pranoi që këto ndryshime të votoheshin më 6 gusht, por gjatë fillimeve të sesionit të dytë parlamentar të vitit, krahas miratimit të disa amendimeve të tjera të domosdoshme që do t'i jepnin nismës së mazhorancës efekte konkrete përtej një fushate propagandistike dhe do të ndikonin njëherazi për të arritur disa prej objektivave europiane të përmendura më sipër. Dhe, akoma më shumë u rrit niveli i këtyre toneve, pasi Presidenti i Republikës i zgjedhur njëanshmërisht në këtë post dekretoi, me propozim vetëm të mazhorancës dhe të kryeministrit, krerët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, si beniaminë të kryeministrit, të provuar bindshëm për këtë cilësim, ashtu si Kryetari i ri i Shtetit. Kështu, iu kthyen krahët një prej rekomandimeve të listuara nga Brukseli dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare me NATO-n dhe SHBA-të, çka e shtynë kreun e opozitës që menjëherë pas dekretimeve të tilla të deklarojë që ky veprim "do të sjellë pasoja negative për jetën politike e institucionale".
Ndërkohë që Komisioneri për Zgjerimin i KE, Shtefan Fyle dha së fundmi alarmin, nëpërmjet një interviste për gazetën online 'Euroaktive', se dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë do të jetë e lidhur ngushtësisht me përmbushjen e 12 rekomandimeve, duke mos lënë pa përmendur edhe që këtë pranverë është përcaktuar "së bashku me qeverinë shqiptare një listë e masave specifike që janë të rëndësishme për t'u përmbushur". Kujto këtu reformën parlamentare, projekti i së cilës dhe sugjerimet rreth saj vazhdojnë me afrimin e vjeshtës që të "flenë" në sirtarët e Kuvendit. Mirëpo, meqë koha deri në fillimet e hartimit të Progres-Raportit të këtij viti nga Brukseli është shumë e shkurtër, me prezantimin e gjendjes shumëplanëshe në Shqipëri çdo ditë e më tepër po krijohet bindja, se ka pak gjasa që të akordohet statusi i shumëdëshiruar.
Kjo bindje përforcohet edhe nga një komunikatë shtypi e fundit e Zëdhënëses së Partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, e cila pranoi që statusi për në BE dështoi. Dhe, argumentet e saj që e shpien në këtë konkluzion janë ato të të njëjtit avaz, sipas të cilit, opozita dhe kreu i saj kanë bllokuar për të tretin vit radhazi këtë status dhe integrimin europian të vendit. Cila është e vërteta rreth këtij bllokimi mjafton të përmendet, se në vitin 2010, kur iu refuzua për herë të parë statusi Shqipërisë, veç shumë mangësive të dukshme të qeverisjes, theksi vihej edhe te deformimi i pozicionit të kryetares së Kuvendit; se një vit më vonë, në fillimet e të cilit ndodhi masakra e paharruar e 21 janarit, kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme mori një goditje të rëndë me numërimin e votave në Bashkinë e Kryeqytetit dhe me vlerësimin e tyre nga Kolegji Zgjedhor nëpërmjet një kuadri ligjor të papërcaktuar, çka sollën ndërkombëtarisht një kontestim të ashpër; se në vitin e tretë radhazi, pra më 2012-ën, dialogu i nisur për të realizuar reformat e domosdoshme dhe specifike u ndërpre nga mazhoranca për arsyet e mësipërme, duke treguar mungesën e plotë të vullnetit të saj për t'i hapur rrugë sundimit të së drejtës dhe simbiozimit të pushtetit politik me atë juridik.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)