E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Gushi: Jam penduar, kërkoj gjykim të shkurtuar

Gazeta Shqip

Gjyqi

Viktor Gushi, i cilësuar si serial-killer dhe grabitës gjakftohtë, ka dalë dje përpara togave të zeza, duke u shprehur se është penduar për krimet e kryera. Madje, ai tha se u kërkon falje familjarëve të viktimave që shkaktoi përgjatë dy viteve, në tentativë për të grabitur para në banka apo argjendari. Gjatë seancës së djeshme, në Gjykatën e Tiranës, avokatja e Gushit kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa organi i akuzës e kundërshtoi këtë kërkesë. Trupi gjykues u tërhoq për vendim, ndërsa seanca e radhës u caktua për më 26 nëntor. Më herët, Instituti i Mjekësisë Ligjore, pasi ekzaminoi 44-vjeçarin Viktor Gushi, doli në përfundimin se ai nuk vuante nga çrregullime mendore. S.M.

Viktor Gushi: Jam penduar, kërkoj gjykim të shkurtuar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›