E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm Grek në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Tiranë- Ministri i jashtem grek Dhimitris Avramopullos do të vizitojë Shqipërinë me rastin e festes së Pavarësisë. Ai do të jetë i pranishëm gjatë ceremonive festive që do të organizohen me këtë rast.

Lajmi u bë publik pak më parë prej vetë zotit Avramopoulos, i cili pati një bisedë telefonike me homologun e tij Edmond Panaritin.

Gjatë bisedës, dy burrat shprehën vendosmërinë e qeverive të dy vendeve tona, për forcim të marrëdhënieve dypalëshe.

Në tiranë, zoti Avramopullos do të takojë gjithë spektrin politik shqiptar, si dhe përfaqësues të minoritetit grek që jeton në shqipëri.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›