E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, përplaset për vdekje motorçiklisti 32-vjeçar

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Sërish aksidente me pasojë vdekjen në autostradën Fushë-Krujë- Milot. Mëngjesin e sotëm, 32-vjeçari Gazi Përdoda ka ndërruar jetë, kur motori me të cilin udhëtonte është përplasur nga një furgon me targë të Krujës.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, pa mundur të marrë as ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të dhënë detaje të mëtejshme të aksidentit, ndërsa vijojnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë rrugore.

15 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Fushë Krujë, përplaset për vdekje motorçiklisti 32-vjeçar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›