E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktor Tusha per ABC News Besova tek qytetaret ndaj fitova

“Fitorja është një moment gëzimi, sepse të rikandidosh në të vërtetë do të thotë që të kesh dëshirën të vazhdosh realizimin e projekteve që ke për qytetin tënd”.

Kështu u shpreh në një intervistë të posaçme për “ABC News”, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” në Lezhë, Viktor Tusha.

Ai ka fituar zgjedhjet në qytetin verior, duke fituar në këtë mënyrë edhe mandatin e dytë për ta qeverisur atë edhe në 4 vitet e ardhshme.

“Fushata elektorale ka qenë plotësisht e qetë dhe unë përgëzoj kandidatin rival, i cili gjithashtu bëri një fushatë qytetare”, tha më tej Tusha.

Duke shtuar se e dinte se qe një sfidë dhe një garë e vështirë, por se besonte tek qytetarët dhe platforma që ai shpalosi para tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›