Viktoria Beckham iPhone floriri 22 mijë paundësh
Viktoria Bekham, bashkëshortja e yllit të futbollit anglez, Dejvid Beckham, ka ekspozuar iPhonin e saj vezullues e të larë të gjithin në ar, teksa ishte duke dalë nga makina e saj. Paparacët e kanë fikusra në celuloidin e tyre këtë moment, teksa e kanë kapur mat Viktorian pas kthimit nga një udhëtim i lodhshëm me makinë. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e pare, që ajo shfaqet në publik me celularin e saj vezullues, çka tregon se është e prirur ta ekspozojë atë. Në shkurt të këtij viti ajo ka ekspozuar pjesë intime të screensaver të telefonit, ku dukej qartë një foto e burrit të saj, Dejvid. Megjithatë, Viktoria nuk ka bërë të njëjtin gabim kësaj here, duke siguruar që ekrani i telefonit të saj të ishte i pakapshëm nga paparacët, me kokë poshte gjithë kohës. iPhone 4G i Viktorias është i përbërë nga flori 24 karatësh, çmimin fillestar i të cilit në internet kap shifrën e rreth 22 mijë paundëve.