E Diel, 1 Nëntor 2026

Vila “nxjerr në treg” idhujt: nga Mesi te ModriçSulmuesi durrsak i Dinamos së Zagrebit: “Trajneri është i kënaqur me mua”

Ka vetëm pak ditë që “fytyra e re” e Dinamos së Zagrebit, 21-vjeçari Emiljano Vila, që është bashkuar me skuadrën e tij të re në fazën përgatitore të Roglit. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe të shkurtër Emiljano Vila (foto www.nk-dianmo.hr)  është shkrirë shumë mirë me “blutë” kroatë, ku është përshtatur me taktikat e trajnerit të tij, Jurçiç. Vila e nisi shumë mirë te Dinamo. Në ndeshjen e fundit miqësore shënoi një gol, katër minuta pasi kishte hyrë në lojë. Durrsaku dha një intervistë zyrtare për faqen e klubit të tij, Dinamos se Zagrebit.  (Pjese nga intervista)...

Cilat janë përshtypjet pas veshjes për herë të parë të fanellës së Dinamos dhe çfarë ju tha trajneri?

Është një ndjenjë shumë e mirë. Trajneri ishte gjithashtu i kënaqur me mua, më vlerësoi dhe më inkurajoi për të ardhmen.

Cili është modeli juaj si futbollist? Sa familjar jeni ju me lojtarët kroatë?

Mesi dhe Kaka janë futbollistët që më pëlqejnë më shumë, pasi i përket lojtarëve kroatë duhet të pranoj se lojtarë të tillë si Modriç dhe Oliç, por dhe shoku im i ekipit Mario Mandzhukiç janë cilësorë.

E Diele, 28 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›