E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilajet Qyrku: Fitorja e PS-së vjen nga Greqia

24-08-2012 / Gazeta 55

Sekretari për Rininë dhe Emigracionit në PS, Erjon Veliaj (i njohur me “emrin artistik” Vilajet Qyrku) deklaroi se “Partia Socialiste është partia e emigrantëve”.
Ky pohim në dukje populiste por me efekt joshjeje është një reagim ndaj takimeve të Kryeministrit Sali Berisha me shumë shoqata të emigrantëve shqiptarë në mbarë botën. Sigurisht, sekretarit për Emigracionit në PS, i duket se investimi që kanë bërë me udhëtimet e shpeshta të tij me kryetarin Edi Rama në Greqi i rrezikohen prej ardhjes së emigrantëve në vend për pushime, duke parë ndryshimet në infrastrukturën kombëtare dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Është e lehtë të krijosh një realitet të ndryshëm për Shqipërinë kur je jashtë vendit, por kur vjen në atdhe shikon dhe peshon me dorë ndryshimet.
Kuptohet vetiu, në prononcim për mediat, Vilajet Qyrku u përpoq të mbushte mendjen e emigrantëve se PS-ja dhe Edi Rama janë me emigrantët. Këtë e vërtetonte me faktin që ai dhe Rama i njohin problemet e emigracionit sepse kanë qenë emigrantë. Tani, e vërteta është pak ndryshe. Edi Rama ka qenë me të vërtetë ca vite jashtë shtetit, posaçërisht në Paris, Francë, në vitet 1995-1998. Por jo si emigrant në hall. U vendos në zemër të Parisit në shtëpinë e një miku intim dhe me penel në dorë. Kur nuk punonte si piktor shkonte me pushime në plazhe nudistësh siç janë vërtetuar me foto. Thonë që nuk ka pas asnjë herë shtëpi të tij, por qëndronte “mysafir” te shokët…
Në emigracion nuk vishej si një refugjat i pashpresë por me rroba ekstravagante, çorape të kuqe, pantallona të gjera, kapuç në kohë dhe jelek shumëngjyrësh, me vath në vesh. Derisa takoi njeriun që do të hapte karrierën në politike, ish-kryetari i PS, Fatos Nanon, ku i fundit ka thënë se kur e ka takuar për herë të parë e gjeti me thonj të paprerë, çka dëftente një anë boheme të shefit të sotëm të opozitës.
Megjithatë as sekretari për Emigracionit nuk ka qenë refugjat në kuptimin e mirëfilltë të kësaj kategorie. Vilajet Qyrku, sipas një rrëfimi të tij, ka qenë me bursë studimi (pra, jo emigrant). Shpenzimet e tjera i plotësonte me një punë gjatë pasditeve e mbrëmjeve me mirëmbajtjen e kampusit. Pas një viti i mbaruan paratë dhe sa do që punonte nuk e plotësonte dot shumën, thotë vetë Vilajet Qyrku.
Po ti llogarisim një periudhë kohe Vilajet Qyrkut, si emigrant në Prishtinë pas krizës, nuk mund të mos i përmendim edhe udhëtimin turistik që ai e quan emigracion nën shoqërinë e disa grupeve të majta për një vit në Amerikën Latine, El Salvador, Republikën Domenikane, Peru, Argjentinë e Uruguai… Apo edhe vitin e fundit, të cilin e kalon në Afrikë; Ruandë, Burundi, Kongo (ish-Zaire), Tanzani dhe Ugandë.
Ky është me pak fjalë emigracioni Edi Ramës dhe Vilajet Qyrkut.
Për pasojë, teza se Vilajet Qyrkut apo Edi Rama i njohin problemet e emigrantëve se kanë qenë vetë emigrantë nuk qëndron në këmbë. Ajo qëndron shtruar për tokë porsi një qilim fluturues, me shpresën se ndoca emigrantë në Greqi, për hir “të sakrificave” të “emigrantëve” Edi Rama dhe Vilajet Qyrku, do të hedhin ndoca vota në kutinë e tyre në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Dhe për këtë Edi Rama sot sillet dhe hiqet ndryshe, pasi ka hequr dorë nga brekushet e verdha, dhe vishet si zyrtar me kostum të zi. Nuk është më piktori me vath në vesh sepse sot shfaqet në ekrane me kravatë dhe këmishë të bardhë. Edi Rama nuk është më ai i pari. Artisti shumëngjyrësh bohem që gjezdiste pa brekë në plazhet publike të Normandisë, në Francë, tashmë po kërkon të bëhet i pranueshëm dhe për emigrantët…
Por që me emigrantët ai dhe Vilajet Qyrku kanë aq lidhje, sa ti shohin si e vetmja “barkë shpëtimi”, që mund t’ju mbërrijë nga Greqia…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›