E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjenë, Topalli takim me krerët e Parlamenteve Evropiane

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merr pjesë me ftesë të Kryetares së Këshillit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer, në Takimin e Kryetareve të Parlamenteve Evropiane.
Në këtë takim të nivelit të lartë pritet të marrin pjesë Baronesha Frances D`Souza, Kryetare e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, znj. GeraldinaAlida Verbeet, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Mbretësinë e Holandës, znj.Solvita Abolina, Kryetare e Parlamentit të Letonisë, znj.AstaRagnheidor Johannesdottir, Kryetare e Parlamentit të Islandës si dhe znj.Ene Ergma, Kryetare e Parlamentit të Estonisë.
Në fokus të diskutimeve do të jenë shkaqet e krizës financiare si dhe buxhetimi gjinor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›